Kosova, mollë sherri mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës

Presidenti i klubit të basketbollit Crvena Zvezda, Nebojsha Çoviq ka hedhur poshtë zërat se paratë e destinuara për Kosovën kanë shkuar në adresë të klubit.

Kosova, mollë sherri mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës

Zyrtarët e klubit të Parizanit kanë akuzuar Zvezdën se kanë përfituar para në kurriz të Kosovës dhe se asnjë cent nuk ka shkuar për sportin serbë në shtetin kosovar.

“Ata thonë se ne vodhën paret e Kosovës, por e vërteta është se të hollat për Kosovën shkuan në Partizan, por jo të gjitha në klubin e basketbollit. Ne kemi marrë shumë më pak se ata sezonin e kaluar. Kur ata kanë luajtën në Euroleague, morën 500 deri në 700 mijë nga qyteti, ndërsa ne vetëm 150 mijë euro”, tha Çoviç.

Vlen të theksohet se Partizani bën pjesë në Euroleague, ndërsa Crvena Zvezda në Ligën e Adriatikut. /Insajderi.com