Kosova miqësore me Italinë

Kosova miqësore me Italinë

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen Italiane gjatë muajit mars, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

Të dy ndeshjet do të luhen brenda dy ditëve me 7 dhe 8 mars në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon me ndeshje miqësore, që të përgatitet sa më mirë që është e mundur për ndeshjet eliminatore për botërorin që fillon në muajin qershor.

Shorti për këto eliminatore do të hedhet në muajin prill.