Kosova mëson kundërshtarët për “Kina 2019”

24.08.2017 12:11
Kosova mëson kundërshtarët për “Kina 2019”

Kosova ka mësuar kundërshtarët e mëdhenj për kualifikimet në Kina 2019. Kosova ka hyrë në Grupin C. Aty ku janë edhe Polonia, Lituania, Hungaria.

Këta janë kundërshtarët e përfaqësueses së Kosovës në basketboll në raundin e parë të eliminatoreve evropiane për botërorin “Kina 2019”. Kjo u mësua sot në shortin që u hodh në Munich të Gjermanisë.

Për Kosovën, që është vetëm në kualifikimet e dyta të saj, sukses i madh është vetë paraqitja në këtë konkurrencë. Te raundi i parë eliminator ka arritur duke u renditur e dyta në parakualifikime, pas Estonisë, por para Maqedonisë.

Kosova me fitoret në shtëpi ndaj Maqedonisë e Estonisë ka siguruar për vete gjashtë ndeshje shumë të forta, tri prej tyre në shtëpi. Ndeshjen e parë e luan në nëntor, ndërsa më pas luan edhe në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në qershor.

Kosova vjet luajti në kualifikime për “Eurobasket 2017” dhe i humbi të gjitha gjashtë ndeshjet. Ndër të tjera dy takime i humbi nga Sllovenia. Nuk është kjo lidhja e vetme me Slloveninë. Për Slloveninë kanë luajtur Erjon Kastrati e Gëzim Morina që këtë verë u bashkuan me Kosovën. Kastrati ka luajtur për të rinjtë e Sllovenisë dhe është përfshirë disa herë në lista të zgjeruara të përfaqësueses A, ndërsa Morina vjet luajti për përfaqësuesen A, ndër të tjera edhe ndaj Kosovës.

FBK-ja pagoi 70 mijë euro te sllovenët për t’i pasur ata në përfaqësuese të Kosovës.

Kosova ka “histori” edhe me Poloninë. Basketbollisti më i mirë i Kosovës, kapiteni Dardan Berisha ka luajtur për kohë të gjatë për Poloninë. Këtë përfaqësuese e la kur Kosova u pranua në FIBA