Kosova i mbyll pa asnjë fitore kualifikueset për “EuroBasket 2017”

17.09.2016 21:43

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur edhe ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të kualifikueseve për “EuroBasket 2017”. Kosova u mposht në Mitrovicë nga Bullgaria, me rezultat 86-82.

Kosova i mbyll pa asnjë fitore kualifikueset për “EuroBasket 2017”

Kosova në këtë takim luante pa basketbollistin e saj më të mirë, kosovarin e natyralizuar Justin Doellman, i cili është rikthyer këtë javë në stërvitje tek klubi i tij në Spanjë, Barcelona.

Si pasojë e kësaj mungesë, djemtë e Arben Krasniqit nuk e filluan aspak mirë takimin e fundit të kualifikueseve. Ata u paraqitën dobët në pjesën e parë të takimit, të cilën e mbyllën me 14 pikë disavantazh.

Në çerekun e tretë dhe të katërt kosovarët ishin më të mirë se bullgarët, mirëpo përfaqësuesja bullgare në fund triumfoi me katër pikë epërsi, si pasojë e epërsisë që krijuan në pjesën e parë, raporton Insajderi.

Kosova mbylli kualifikimet e para në histori të saj në vendin e fundit pa asnjë fitore. Ajo humbi të gjitha takimet ndaj Ukrainës, Sllovenisë dhe Bullgarisë.

Sllovenia është e kualifikuara e Grupit E. Ajo mposhti sot Ukrainën për ta siguruar vendin e parë në renditje. Ndërkaq, Ukraina do të provojë të kualifikohet në “EuroBasket 2017” përmes ndeshjeve ‘play-off’. /Insajderi.com

koso