Kosova mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Ukrainës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka përfunduar në epërsi pjesën e parë të përballjes Kosovë-Ukrainë që është duke u zhvilluar në Mitrovicë.

Kosova mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Ukrainës

Basketbollistët kosovarë bënë një paraqitje mjaft të mirë për ta përfunduar pjesën e parë me rezultat prej 34-32. Vlen të theksohet se Doellman bëri një paraqitje fantastike nga radhët e Kosovës duke shënuar 15 pikë.

Në këtë pjesëlojë basketbollistët e Kosovës patën 11 gabime personale, që mund të jenë problematikë në pjesën e dytë. /Insajderi.com