“Kosova ka provokuar” – Daçiq informon ndërkombëtarët për trenin

“Kosova ka provokuar” – Daçiq informon ndërkombëtarët për trenin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se ka njoftuar “aktorët relevantë ndërkombëtar” rreth ngjarjeve të fundit me trenin ilegal serb.

Daçiq përmes një konference për shtyp ditën e premte, ka thënë se provokimet për trenin kanë ardhur nga Kosova.

“Ne informuam të gjithë rreth provokimeve të fundit nga Prishtinës dhe çfarë ka bërë Serbia që të mbajë paqen”, ka thënë Daçiq.

Treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të ndryshme u ndalua të futej në territorin e Republikës së Kosovës të shtunën e 14 janarit. /Insajderi.com