Kosova i jep leksion Maqedonisë në basketboll

02.08.2017 23:54
Kosova i jep leksion Maqedonisë në basketboll

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll regjistroi fitoren e parë në garat paraeliminatore të Botërorit “Kinë 2018”, duke mundur Maqedoninë në Prishtinë me rezultat 72-68.

Kosova e nisi mirë ndeshjen duke mbyllur çerekun e parë me rezultat 23:11 dhe pjesën e parë të përballjes me rezultat 42:20. Maqedonia u kthye në vazhdim të takimit dhe arriti që të afrohej edhe në 2 pikë (68-70) në sekondat e fundit të ndeshjes, mirëpo vendasit nuk lejuan befasi dhe mbyllën takimin me 4 pikë epërsi pran rezultatit 72-68.

Dardan Berisha ishte më fikas te kombëtarja e Kosovës me 28 pikë, ndërsa te Maqedonia u dallua Teodor me 22 pikë.

Me këtë fitore Kosova merr për momentin kryesimin e Grupit C me 2 pikë, ndërsa më 9 gusht do të jetë mysafire e Estonisë. Maqedonia sfidën e ardhshme do të zhvillojnë më 4 gusht në Shkup, përball Estonisë.