Kosova ia prish marrëdhëniet Maqedonisë me Serbinë

Kosova ia prish marrëdhëniet Maqedonisë me Serbinë

Ambasada e Serbisë në Maqedoni u mbyll me dry këtë të hënë.

Qeveria Beogradit tërhoqi, për siç u tha, diskutime urgjente gjithë njerëzit që punojnë në përfaqësinë e saj në Shkup.

Këtë vendim, ambasadorja Dushanka Divjak Tomic e zbatoi menjëherë.

Mediet në Beograd kanë raportuar që autoritetet kryesore në Serbi janë në dijeni të lajmit se Maqedonia do ia bëjë argatin Kosovës, në rrugën e kësaj të fundit për tentimit e dytë të anëtarësimit në UNESCO, duke votuar pro.

Por Shkupi nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar pse u mbyll ambasada e shtetit fqinj, Klan Kosova.

Zëvendës-Kryeministri Bujar Osmani tha në një intervistë për Klan Kosovën se cështja UNESCO nuk është në pyetje, tash për tash. Sipas tij, gjatë bisedave me autoritetet kosovare, nuk është konfirmuar aplikimi i këtyre të fundit në UNESCO.

Për pasojë, Maqedonia nuk ka marrë kurrfarë vendimi për këtë cështje.

Megjithatë, vjen puna për të votuar, Shkupi do të niset ngë nja fakt – Kosova është njohur si shtet i pavarur e sovran.