Kosova humb edhe ndaj Islandës [video]

Kosova humb edhe ndaj Islandës [video]

Kosova është mposhtur me rezultat 2 me 1 nga Islanda, në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kosovarët e nisën mirë ndeshjen duke sulmuar në vazhdimësi portën e mysafirëve madje ishin afër golit të epërsisë përmes Valon Berishës që goditi shtyllën.

Menjëherë në këtë rast, mysafirët arritën të gjejnë golin e epërsisë 0:1, ishte minuta e 25-të, derisa 10 minuta më vonë shënoi nga penalltia Gylfi Sigurdsson për 0:2.

Pjesën e dytë Kosova e nisi furishëm dhe krejt çka arriti deri në fund të ndeshjes ishte vetëm goli i nderit që e shënoi sulmuesi Atdhe Nuhiu në minutën e 52-të.

Deri në fund, Kosova u mundua që të gjejë golin e barazimit me të gjitha forcat, duke inkuadruar në lojë Avdijajn, Celinën dhe Bernard Berishan, por rezultati mbeti 1:2.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë, derisa Islanda rrëmben pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5g3gly_atdhe-nuhiu-goal-hd-kosovo-1-2-iceland-24-03-2017-hd_sport