Raportimi i Gazetës Online Insajderi, për tashmë gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Kos" />

“Kosova është shndërruar në një vend që rehabiliton kriminelët, e habitshme heshtja e opozitës dhe ambasadave”

“Kosova është shndërruar në një vend që rehabiliton kriminelët, e habitshme heshtja e opozitës dhe ambasadave”

Raportimi i Gazetës Online Insajderi, për tashmë gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Leban, se është duke u kërkuar nga Interpoli, për arsye të një dënimi në Serbi prej gjashtë vjetësh, ka ngjallur reagime të shumta.

Deputetja e Kuvendit, nga radhët e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka shkruar se Kosova është duke rehabilituar kriminelë në institucionet më të rëndësishme vendore.

Ajo ka kritikuar partitë opozitare LDK dhe PSD, për si tha ajo heshtjen rreth kësaj ështje.

Po ashtu, Haxhiu ka shtuar se ndjehet e habitur edhe nga ana e ambasadave të vendeve perëndimore, për mos reagimin e tyre.

“Fatkeqësisht, Kosova është shndërruar në një vend që rehabiliton kriminelët në institucionet më të rëndësishme kushtetuese! Ky person nuk duhet të emërohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese! E habitshme heshtja e pjesës tjetër të opozitës (LDK e GDP) edhe e ambasadave!”, ka shkruar Haxhiu./Insajderi.com