Kosova edhe këtë vit me pozicion të njëjtë në OKB

Kosova edhe këtë vit me pozicion të njëjtë në OKB

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka deklaruar se Kosova duhet të tentojë ta shfrytëzojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shtyrë përpara agjendën e njohjeve, dialogut dhe anëtarësimit në Interpol.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se edhe këtë vit Kosova në këtë forum të rëndësishëm do të marrë pjesë nga pozicioni i njëjtë, jo e barabartë me shtetet tjera.

Prandaj, sipas Gashit, nuk mund të presim gjëra të mëdha në këtë sesion. Ai ka vlerësuar se diplomacia e Kosovës nëpër takimet bilaterale të këtij forumi duhet ta përmend edhe dialogun me Serbinë për të testuar se sa janë të gatshme shtetet anëtare të OKB-së ta shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB në rast të arritjes së një marrëveshje me Serbinë. /Epoka e re