Kosova e Jordania bisedojnë për shkëmbimin e informatave për luftëtarët e huaj

Kosova e Jordania bisedojnë për shkëmbimin e informatave për luftëtarët e huaj

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Skender Hyseni ka pritur në takim Salameh Hammad, ministër i Punëve të Brendshme i Mbretërisë se Jordanisë, me cilin kanë biseduar për bashkëpunim mes dy vendeve si dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për bashkëpunim policor.

Hyseni e ka njoftuar Hammad për punën e institucioneve të sigurisë në sundimin e rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në luftimin e krimit të organizuar.

“Ministri Hyseni vlerësoi bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë, duke vlerësuar se në të ardhmen do të bëhen përpjekje në intensifikim e bashkëpunimit të dyja vendeve, sidomos nëshkëmbimin e informatave sa i përket luftëtarëve të huaj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Hammad tha se vendi tij do të vazhdojë të përkrah Republikën e Kosovës në nisma ndërkombëtare. /Insajderi.com