Kosova dhe Shqipëria themelojnë Rrjetin “Shkencë-Shoqëri për Inovacion të Qëndrueshëm”

Kosova dhe Shqipëria themelojnë Rrjetin “Shkencë-Shoqëri për Inovacion të Qëndrueshëm”

Në Kolegjin Universum, sot nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për themelimin e Rrjetit CONSUS – i cili bën bashkë institucionet e arsimit të lartë, bizneset dhe shoqërinë civile, për të mbështetur inovacionin e qëndrueshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Bashkëpunimi në mes të shoqërisë dhe akademisë në krijimin e inovacioneve të qëndrueshme dhe stiumilimin e zhvillimit të qëndrueshëm ka munguar si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.

Ky bashkëpunim dhe rrjetizimin do të jetë i mundur përmes projektit Consus (Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovations), projekt ky i financuar nga Programi Tempus (tani Erasmus+) i Komisionit Evropian, dhe i implementuar nga një konsorcium i udhëhequr nga Universiteti I Gracit në Austri, Universiteti Leuphana në Gjermani, Universiteti BOKU Vienë dhe Universiteti Limerick në Irlandë, në partneritet me Kolegjin Universum, Kolegjin Riinvest ,Universitetin Haxhi Zeka në Pejë dhe Institutin për Zhvillim të Politikave (INDEP) në Kosovë, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Polis dhe Qendrën për Studime Politike dhe Ndërkombëtarë nga Shqipëria.

Përmes këtij rrjeti, partnerët kanë për qëllim të ndikojnë në nxitjen e inovacioneve ttë qëndrueshme, duke ndikuar në ngritjën e kapaciteteve të shoqërisë (bizneseve, organizatave jo-qeveritare dhe grupeve tjera të interest) përmes realizimit të projekteve të përbashkëta në kërkim shkencor, ofrim të kurseve, trajnimeve dhe seminareve në zhvillim të qëndrueshëm dhe ndikimit në politika publike.