Kosova dhe Shqipëria, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Evropë

Kosova dhe Shqipëria, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Evropë

Kosova dhe Shqipëria janë në 10 destinancionet më të mira për t’u vizituar në 2018-ën, sipas Lonely Planet, një prej agjencive më të mëdha në botë të guidave turistike.

Vendin e parë në renditje e mban rajoni i Emilia-Romanias, sipas guidës prestigjioze botërore të udhëtimeve.

Kosova me ndërtimet e vjetra otomane, vjen e katërta në sugjerimet e Lonely Planet.

Pjesë e sugjerimeve është edhe Shqipëria, ose më saktë kryeqyteti i vendit tonë, Tirana.

Lonely Planet vlerëson Tiranën për ndërtimet si të periudhës otomane, por edhe arkitekturën sovjetike.