Kosova dështon të shkoj në Lojërat Olimpike: Fajësohet kryetari i ndjerë

20.01.2016 11:56
Kosova dështon të shkoj në Lojërat Olimpike: Fajësohet kryetari i ndjerë

Gjithçka ishte bërë gati që skiatorët kosovar Rona Kokaj e Euron Kapuçi  prej 12 deri më 21 shkurt të këtij viti të udhëtonin në Lillehammer të Norvegjisë për të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore për Rinj.

Përpos një gjëje të thjeshtë: nuk janë plotësuar  të gjitha rregullat që janë paraparë.

Federata  e Skiatorëve të Kosovës, nuk e kishte ditur se duhet fituar disa pikë të duhura nëpër gara e që janë kusht për pjesëmarrje.

“Nuk e kemi ditur”, tha Besim Hasani për “Kohën Ditore”, teksa shpjegoj aryset e dështimit të Kosovës për pjesëmarrje në këto gara.

Fajin për këtë, Hasani ia ka hedhur kryetarit  të ndjerë Hajrush Demaj dhe disa personave të tjerë që drejtojnë Federatën e që punojnë në të.

E ëndrra e Kokajt dhe Kapuçit mbetet për sezonin e ardhshëm. Nëse mblidhen pikët.