Kosova dërgon ndihmë pajisje për Emergjencat e Republikës së Shqipërisë

Kosova dërgon ndihmë pajisje për Emergjencat e Republikës së Shqipërisë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dërgon ndihmë me  pajisje për vërshime në Republikën e Shqipërisë.

Dërgimi i pajisjeveështë bërë në bazë tëkërkesës që ka dërguar Drejtoriae Emergjencave Civile nga Republika e Shqipërisë në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, për dërgimin e ndihmës në pajisje për kërkim shpëtim në ujera sipërfaqësorë.

Në kuadër të ndihmës do të ju ofrohen 25 palë çizme (peshkatarësh) të gjata gome me gjoksore. Pajisjet në fjalë do t’u jepen njësive të kërkim-shpëtimit në ujëra sipërfaqësorë, në shfrytëzim të përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e MPB-së do të jetë e gatshme për dalë në ndihmë të gjitha shteteve në nevojë edhe në këtë rast dëshmohet gatishmëria e AME-së në kryerën e detyrave si brenda territorit tëRepublikës sëKosovës, po edhe në ndihmë shteteve të rajonit.