Kosova mposhtet nga Sllovenia

Kosova ka pësuar edhe humbjen e katërt në garat kualifikuese për “Eurobasket 2017”.

Kosova mposhtet nga Sllovenia

Në ndeshjen e dytë Kosova humbi me 10 pikë disavantazh kundër sllovenëve. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 81-91.

Sllovenia tani është lider në Grupin E me katër fitore të shënuara në po aq ndeshje.

Në grup të Kosovës janë edhe Ukraina dhe Bullgaria. “Dardanët” ndeshjen e radhës e zhvillojnë ndaj Ukrainës në udhëtim.  /Insajderi.com