Kori i Universitetit të Pejës me turne rajonal

Kori i Universitetit të Pejës me turne rajonal

Pas koncerteve të mbajtura në Shkodër dhe në Bullgari, Kori i Unviersitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, do të vazhdojë në Shkodër.

Veprat e kompozitorëve me famë botërore si Moxart, Vivaldi dhe të tjerë si dhe atyre vendor Rauf Dhomi, Fahri Beqiri e Drinor Zymberi vazhdojnë të performohen nga Kori i Fakultetit të Arteve në Pejë, Universiteti Haxhi Zeka.

Nën dirigjimin e Profesorit Hysen Nimani, me 25 maj, në Sallën e Fakultetit të Artëve në Tetovë, do të performohen vepra të kompozitorëve shqiptar, ndryshe prej koncerteve të tjera, në të cilat janë luajtur edhe vepra nga kompozitorët e huaj.

Në kuadër të aktiviteteve të Korit, nën dirigjimin e profesorit Nimani, me 10 mars 2016 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër është mbajtur koncerti i organizuar nga kori i studentëve të Fakultetit te Arteve i universitetit “Haxhi Zeka” ne Pejë, në të cilin kryesisht ishin prezantuar veprat e kompozitoreve shqiptar dhe të huaj. Ne mesin e veprave që edhe një vepër e kompozuar nga Nimani për piano “77” dhe aranzhimi i veprës për trio “Kënga Epike”.

“Kam pasur kënaqësinë të shoh sot një nivel shumë të lartë artistik, të Korit të Fakultetit të Muzikës të Pejës, dmth kjo ka qenë shumë kënaqësi për ne, si koristët ashtu edhe instrumentistët paraqitën një përgatitje shumë të latë dhe një arritje shumë të mirë artistike” deklaroi profesori shkodran, Klevis Gjergji.

Vepra të tilla nga autorët vendor dhe të huaj nën dirigjimin e Profesorit Nimani, Kori i Fakultetit të Artëve – Universiteti Haxhi Zeka, ishin performuar edhe në Bullgari.

Dy koncertet e tilla ishin mbajtur në qytetet Kyustendil dhe Sofje me 13 dhe 14 maj.

Sipas profesorit Nimani, dy koncertet e mbajtura në Bullgari, përveç promovimit të vlerave artistike shqiptare, gjithashtu kanë kontribuar në shkëmbimin e përvojave artistike të cilat do t’i afrojnë më shumë të dy vendet në aspektin kulturor.

“Theks të veçantë, bazuar në mikpritjen e tyre, është përgatitur dhe performuar një vepër Bullgare duke performuar me korin e Fakultetit të Arteve Haxhi Zeka” shton Nimani.

Sipas tij, kjo ishte mirëpritur shumë mirë nga audienca Bullgare, të cilët madje kishin performuar bashkë me Korin./Insajderi.com