Koreja Veriore publikon videon drithëruese

Koreja Veriore publikon videon drithëruese

Koreja Veriore ka publikuar një video-xhirim ku kërcënon me shkrepje të raketave në afërsitë e territorit amerikan Guam, njëkohësisht duke kërcënuar SHBA “me hakmarrje të pamëshirshme” për shkak të injorimit të paralajmërimit të Penianit në lidhje me ushtrimet ushtarake amerikane bashkë me Korenë Jugore.

Në xhirimin katërminutësh shihen skenat në të cilat në “rolin kryesor” paraqitet presidenti amerikan Donald Trump, edhe atë në varrezat ushtarake, derisa zëvendëspresidenti Mike Pence paraqitet i rrethuar me zjarr.

Në këtë “film të shkurtër luftarak” është paraqitur edhe ishulli Guam nën “breshëri” të raketave balistike me rreze të mesme, transmeton Gazetametro.net.

“Amerikanët duhet të jetojnë me sy dhe vesh të hapur mirë. Do t’i mundojnë ditë e natë raketat “huasong 12”, derisa nuk do të dinë se kur do të shkrepen. Do të jenë në kufi të çmendurisë”, pretendohet në titrim, transmeton agjencia e Koresë Jugore.

Koreja Veriore në xhirim porositë se “vetëm dëshiron që kreatorët e politikës amerikane të mendojnë dy here seriozisht para rezultati të dukshëm (luftës)”, dhe me këtë mbishkrim është paraqitur edhe fotografia e ministrit të mbrojtjes së SHBA James Mattis duke shtuar paralajmërimin: “Koha nuk është në anën e SHBA”.

Duke marrë parasysh që ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA dhe Koresë Jugore kanë vazhduar, Koreja Veriore e ka ashpërsuar retorikën e vet, duke porositur se Uashingtoni mashtrohet nëse mendon se Peniani do të “rri duarkryq”, ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, duke u thirrur në zëdhënësin e paemëruar ushtarak.

“SHBA kurrë nuk duhet ta largojnë nga mëndja se Koreja Veriore është duke vëzhguar me vëmendje çdo lëvizje të tyre, me gisht në këmbëz, e gatshme të shkrepë breshër zjarri në çdo moment”, ka paralajmëruar agjencia e Koresë Veriore.