Koreja Veriore kërcënon me luftë SHBA-të

Koreja Veriore kërcënon me luftë SHBA-të

Koreja Veriore ka kërcënuar me luftë SHBA-të pasi senatori amerikan, John McCain, e quajti Kim Jong-un një “fëmijë i shëndoshë dhe i çmendur”.

Senatori amerikan më herët këtë muaj kishte folur për Korenë Veriore, dhe mundësinë e ndalimit të ekonomisë së saj.

“Kina është i vetmi vend që mund ta kontrollojë Kim Jong-un, këtë fëmijë të trashë dhe të çmendur i cili po e udhëheq Korenë Veriore. Ata mund ta ndalojnë ekonominë e Koresë Veriore brenda javës,” ka thënë 74-vjeçari për televizionin MSNBC, shkruan The Independent.

Agjencia e lajmeve të Koresë Veriore ka lëshuar një deklaratë nga ministria e jashtme, e cila thotë që këto fjali kanë “lënduar dinjitetin” e vendit.

Sipas kësaj deklarate, qëndrimet e McCain janë “një provokim serioz dhe një deklarim i shkurtër i luftës”.

“Njerëzit e tillë si John McCain dhe Ted Cruz kanë bërë një provokim të barazvlefshëm me deklarimin e luftës ndaj Koresë Veriore, dhe Koreja Veriore do marrë hapa kundër kësaj,” thuhet në deklaratë.

Ndërsa kësaj senatori McCain i është përgjigjur në rrjetin social Twitter me:

“Çka, a kanë dashur që unë ta quaj atë një fëmijë i hollë dhe i çmendur?”

Por tani ish drejtori i qendrës së inteligjencës së Amerikës, James Woosley, ka thënë që Korenë Veriore ta marrin si një kërcënim nuklear serioz.

Ndërsa drejtori i asociacionit të kontrollit të armëve Kesley Davenport ka thënë për Bussines Insider që “Hapi me të cilin po bëhen testimet në Korenë Veriore, sidomos në frontin balistik të raketave, është rritur gjatë vitit të fundit.”

“Koreja Veriore ka bërë aq shumë progres tani sa që SHBA-ve u duket sikur nuk kanë kohë më për të vepruar,” ka thënë Omar Lamrani, analist ushtarak.