Koreja e Veriut lëshon tjetër raketë balistike

28.11.2017 23:23
Koreja e Veriut lëshon tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi detin midis Koresë së Jugut dhe Japonisë, sipas një njoftimi të bërë të mërkurën nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po analizojnë aktualisht se për çfarë lloji rakete bëhet fjalë.

Raketa, thuhet në njoftim, u lëshua nga qyteti Pyongsong në Provincën Jugore të Pyonganit.

Pak minuta pas hedhjes së raketës nga Veriu, ushtria e Koresë së Jugut kreu një provë me raketë në përgjigje të provokimit, njoftuan autoritetet ushtarake të Seulit./VoA