Koreja e Jugut ndihmon Kosovën në fushën e sigurisë në internet

10.11.2017 12:09
Koreja e Jugut ndihmon Kosovën në fushën e sigurisë në internet

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut për Siguri të Internetit ( KISA), kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e sigurisë kibernetike.

ATK njofton se objektivi i përgjithshëm i këtij memorandumi përfshin lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve, për promovimin e projekteve që nxisin bashkëpunimin, në fushat e ndërlidhura me sigurinë kibernetike.

Të dy palët zotohen se do të bashkëpunojnë në ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave, në fushat e sigurisë kibernetike me qëllim të përfitimit të dyanshëm.

“Grupi i ekspertëve nga KISA ka zhvilluar punëtori një javorë me Administratën Tatimore dhe institucionet tjera të Kosovës, të cilat kanë shprehur interes për fushën e sigurisë së TI”. njofton ATK-ja.

KISA është edhe njëra nga shumë institucionet ndërkombëtare, më të cilat ATK në vazhdimësi thellon bashkëpunimet.