Koreja e Jugut ka shpikur akullore që shëron dhimbjet nga pirja e alkoolit

Koreja e Jugut ka shpikur akullore që shëron dhimbjet nga pirja e alkoolit

Vendi me nivelin më të lartë të pirjes së alkoolit në Azi, Koreja e Jugut, ka prezantuar një akullore të re e cila shëron dhembjet e trupit dhe kokës nga konsumimi i tepërt i alkoolit.

Në Korenë e Jugut, kurimi i “helmimit” nga alkoolit është një industri fitimprurëse prej 125 milion dollarë në vit, me pilula, produkte kozmetike për të fshehur helmimin e alkoolit dhe, natyrisht, ushqime të cilat qetësojnë stomakun si supat “apostafat” për këtë gjendje.

Këtë herë,  helmimi i alkoolit do të jetë i lehtë dhe tejet i shijshëm për t’u shëruar dhe nuk kërkon shumë para për t’u shpenzuar.

Shumë dyqane të Koresë Jugore kanë prezantuar këtë produkt të ri, akulloren e quajtur “Gyeondyo-bar”, raporton Vice Munchies.

Gyeondyo-bar, është një akullore me  shije të grejpfrutit, me një sasi të vogël të lëngut të rrushit të thatë.

Lëngu i rrushit është përbërësi aktiv dhe është konsideruar një trajtim korean i helmimit nga alkooli që nga koha kur u  regjistrua në një libër mjekësor, si një ndihmesë për të zbutur këto simptoma, në vitet 1600. /Insajderi.com