Korea Veriore arreston studentin amerikan nën dyshimin “shkatërrim të shtetit”

22.01.2016 08:50
Korea Veriore arreston studentin amerikan nën dyshimin “shkatërrim të shtetit”

Një student amerikan është arrestuar nga Korea Veriore sepse sipas tyre ai ka kryer një “akt armiqësor” kundër shtetit.

Agjencia e lajmeve, KCNA, është shprehur se Qeveria e shtetit amerikan e ka manipuluar studentin që është duke studiuar  në Universitetin e Virxhinias, raporton Insajderi.

Sipas autoriteteve koreane studenti amerikan ka hyrë në Korenë Veriore si turist me qëllim që të shkatërroj shtetin.

KCNA, nuk ka dhënë më shumë detaje mirëpo ka thënë se studenti është ende nën hetime.