Korab Sejdiu tregon se a ka përçarje mes LDK-së dhe AKR-së

Korab Sejdiu tregon se a ka përçarje mes LDK-së dhe AKR-së

Raportimet se Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë ka thënë për Klan Kosova, Korab Sejdiu nga AKR-ja.

Në një prononcim të tij, Sejdiu tha se i demanton të gjitha këto raportime pasi sipas tij bashkëpunimin e LAA-së e dëshmon më së miri qëndrimi me ide të përbashkëta i këtyre subjekteve, në takimin e sotëm konsultativ, kryesuar nga Adem Mikullovci.

Të dy subjektet janë të përfaqësuara në Kuvend me gjashtë deputetë; Behgjet Pacollin, Ë-Lila, Ilir Deda, Labinot Tahiri, Islam Pacolli si dhe Korab Sejdiu.