Koordinatori për Rini i thur lavde qeverisë

Koordinatori për Rini i thur lavde qeverisë

Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, që është edhe anëtari i kabinetit të Qeverisë së Kosovës, i ka thur lavde qeverisë Haradinaj. Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo qeveri po i jep hapësirë të madhe rinisë së vendit.

“Të dashur miq, Të rinjtë kosovarë si kurrë më parë janë duke u përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës. Në asnjë qeverisje të mëhershme rinia e Kosovës nuk ka qenë më vendimmarrëse dhe më e përfshirë brenda institucioneve”, ka shkruar ai.

Hasani në statusin e tij në Facebook ka thënë se Kosova prinë në rajon për përfaqësimin e të rinjve brenda institucioneve.

“Bashkëpunimi mes gjeneratave është i shkëlqyeshëm dhe po prodhon produktivitet. Kosova prinë në rajon për përfaqësimin e të rinjve brenda institucioneve. Ne ndihemi krenarë me punën që po bëhet aty. A.H”.