Konsumoni bizele për të pastruar kolesterolin e keq në gjak

07.03.2017 18:16
Konsumoni bizele për të pastruar kolesterolin e keq në gjak

Bizelet janë një burim i çmuar substancash kardiotonike: ulin kolesterolin e keq, rregullojnë presionin, parandalojnë anemitë dhe dobësitë.

Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina  mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kile). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

Me një pasuri të tillë prej përbërësve të shëndetshëm, vlen të thuhet se bizelet janë zëvendësues shumë të mirë. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.

Bizelet ndihmojnë që të mbajnë në formë të mirë aparatin kardiovaskular duke kontrolluar nivelet e kolesterolit LDL (atij të “keq”) që qarkullon në gjak. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nutrition Metabolismo and Cardiovascolare Diseases” thuhet se të konsumosh çdo ditë për të paktën 3 javë 80-140 gramë bizele mund të ulni kolesterolin e keq LDL 8 mg/dl.

Dihet që sasitë e larta të kolesterolit mund të shkaktojnë formimin e depozitave të yndyrës në enët e gjakut. Kjo gjë ngadalëson kalimin e gjakut dhe të oksigjenit drejt organeve të organeve të ndryshme, përfshi këtu edhe trurin.

Për të mbajtur në vlera optimale kolesterolin në gjak, është shumë e rëndësishme që të parandaloni ngjarjet patologjike, siç janë infarkti, Alzhaimeri, si dhe të ruani punën e zemrës e të enëve të gjakut.

Veç të tjerash, për vetitë ushqyese bizelet mund të konsiderohen praktikisht të kompletuara. Gjithashtu janë të pasura edhe me niseshte. Në pranverë, të gjithë duhet të konsumojnë bizelet e freskëta, shumë të këndshme edhe të paziera, që mund t’ua bashkëngjisim sallatave, ose të konsumohen të ziera në avull e të marinuara me pak kripë dhe vaj ulliri. E rëndësishme është të mos i zieni shumë, sepse nxehtësia e gatimit u largon vitaminat e shumta që kanë, shkruan gazeta-shqip.

Si pjatë kryesore: në një tigan me një kokërr qepë dhe pak vaj ulliri, hidhni bizelet e freskëta dhe një kokërr domate, më pas shtojuni pak ujë, rigon dhe një majë shafran Indie. Lërini në zjarr për 10 minuta. Pasi të jenë gati, përziejini edhe një herë para se t’i hidhni në pjatë. Servirini në një pjatë të cekët dhe spërkatini me lëngun që ka lëshuar domatja. Ky gatim mund të konsiderohet “mike” e zemrës dhe e artritit. Mund të shërbehet si pjatë kryesore.