Konkurset fantome të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Konkurset fantome të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore gjatë vitit të kaluar kishte punësuar tre persona në të cilën sipas raportit të Zyrës së Auditimit Kombëtarë ata janë punësuar pa intervistim apo ndonjë procedure tjetër për tu përzgjedhur si kandidatët më të suksesshëm.

Në punësimin e dy personave si zyrtarë për trashëgimi kulturore dhe një zyrtarë gjeobazë nuk është dëshmuar fare numri i aplikantëve për secilën pozitë dhe as kriteret në bazë të cilët janë përzgjedhur kandidatë të suksesshëm, shkruan Insajderi.

“Nuk janë dokumentuar numri i aplikantëve për secilën pozitë dhe kriteret në bazë të të cilave janë përzgjedhur kandidatët e suksesshëm. Po ashtu nuk kishte dëshmi që vërtetonte se kandidatët i janë nënshtruar intervistimit apo ndonjë procedure tjetër në bazë të së cilës janë poentuar dhe përzgjedhur tre (3) kandidatët si të suksesshëm”, thuhet në  raportin e auditimit.

Sipas Zyrës së Auditmit Kombëtar mos zbatimi i duhur i procedurave ligjore me rastin e angazhimit të stafit minimizon konkurrencën dhe rrit rrezikun e angazhimit të personave jo adekuat në pozitat e caktuara.

Kjo zyrë kërkon nga kryetari i KKTK-së të sigurojë që angazhimi i punëtorëve të bëhet në bazë të kritereve të qarta dhe të dokumentuara./Insajderi.com