Kryesia e Kuvendit çon në Qeveri projektligjin për shfuqizimin e Speciales

Kryesia e Kuvendit çon në Qeveri projektligjin për shfuqizimin e Speciales

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glakuk Konjufca ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Konjufca ka njoftuar se kryesia mori vendim që nisma e deputetëve për shfuqizimin e Speciales të shkojë për shqyrtim në Qeverinë e Kosovës.

‘’Kryesia e kishte korumin, ku morëm vendim që nisma e deputeteve për shfuqizim të shkojë për shqyrtim në Qeveri. Kemi një avancim të kësaj nisme’.

Tutje ai tha se tani topi i kësaj çështjeje është në dorën e Qeverisë.

‘’Po krejtëisht ka shkuar ashtu sic është kërkuar, dhe do t’i shkojë qeverisë. Tani  topi është në dorën  e saj se cka mendon për shfuqizimin e dhomave të specializuara’’, ka shtuar Konjufca.