Konjufca thotë se LDK ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për koalicion

Konjufca thotë se LDK ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për koalicion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte refuzuar ftesën e Albin Kurtit për koalicion.

Ai ka thënë se ka qenë vetë kandidati për kryeministër nga LVV-ja Albin Kurti, ai që i ka bërë ftesë Isa Mustafës, por që, siç thotë Konjufca, ai nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

“Ka pasur një lloj bashkëpunimi dhe gjerat lë të themi 2-3 javët e para pas përfundimit të zgjedhjeve ecnin mirë. Por le të themi që ka 2-3 javë që Lidhja Demokratike  e Kosovës është dukur e pasivizuar në bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk kemi pasur me takime. Është vetëvendosja ajo që vazhdimisht është e hapur për ti bërë ftesë LDK’së.  Edhe këto 2-3 javë i kemi bërë ftesa kur LDK-ja ka refuzuar. Albin Kurti le të themi drejtpërdrejt i është qasu Isa Mustafës dhe nuk ka pasur kthim të përgjigjes nga ana e atyre. Unë nuk  e di arsyen  e vërtete”, ka thënë Konjufca për televizionin Dukagjini. /Insajderi.com