Konjufca: Thaçi është tërhequr nga krijimi i ushtrisë

Konjufca: Thaçi është tërhequr nga krijimi i ushtrisë

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se as sot nuk është përmendur fare transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Sipas Konjufcës, Thaçi është tërhequr nga krijimi për Ushtrinë e Kosovës.

“Deri para 10 ditëve kemi parë deklaratat se ushtria do të bëhet me doemos por këtë javë por edhe javën e kaluar e patë qëndrimin e zbutur të Thaçit që ushtria duhet të bëhet me koordinim me miqtë ndërkombëtare. Unë mendoj që Thaçi është tërhequr nga krijimi i ushtrisë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka folur edhe për kthimin e Listës Serbe ai ka thënë se kjo është kthyer për të shpëtuar mandatin e saj dhe jo për ndonjë gjë tjetër.

“Lista serbe u kthye që të shpëton mandatin e saj, mirëpo ata folën në këtë mbledhje dhe më shumë u grinden me kryetarin se sa për të treguar një agjendë se përse janë kthyer në kuvend”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com