Konjufca: Me qeverisjen e Vetëvendosjes do t’ju marrë malli të sëmureni

Konjufca: Me qeverisjen e Vetëvendosjes do t’ju marrë malli të sëmureni

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca iu është drejtuar qytetarëve të Vushtrrisë në një tubim elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca u shpreh i bindur se me qeverisjen e këtij subjekti politike shëndetësia do të përmirësohet dukshëm sa që siç tha ai “do të ju merr malli edhe me qenë të sëmurë”.

E gjithë kjo sipas Konjufcës do të arrihen për shkak të kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të gjitha këto do të arrihen për arsyeje se Vetëvendosje ka koncept, ka vullnet dhe ka dije e ka listën e deputetëve më të mirë dhe mbi të gjitha e ka kryeministër Albin Kurtin”, ka thënë ai.

Konjufca nga Vushtrria foli edhe për kandidatët e tjerë për kryeministër, ai tha se Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj janë kandiduar nga Isa Mustafa dhe Kadri Veseli vetëm për shkak të frikës që kishin ata nga Albin Kurti.

“Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti duhet që të ja bëjnë një falënderim publik Albin Kurtin, sepse ata as nuk do ta kishin pa në ëndërr kandidimin për kryeministër por nga frika e Kadri Veselit dhe Isa Mustafa ata vendosën të i kandidojnë këta të dy”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com