Kapen 44 kg kanabis...

23.11.2017 11:18

Konjufca: PDK është në gjendje ta kallë Kosovën sepse po afrohet Gjykata Speciale

23.11.2017 11:15
Konjufca: PDK është në gjendje ta kallë Kosovën sepse po afrohet Gjykata Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lëshimi i seancës nga PDK-AAK-Nisma kinse për shkak të EULEX-it, ka të bëjë për shkak se po ofrohet Gjykata Speciale.

“Kur Vetëvendosje fliste për EULEX-in dhe e ftonte PDK-në që ta kundërshtonin misionin e tyre, ata e urdhëronin policinë me na ngreh zhag e ma na dërgua në burg. Tash po na ftojnë mu bashku në kundërshtimin e tyre ndaj EULEX-it dhe Gjykatës Speciale”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se PDK po dëshiron t’i prij tash valles.

Ai ka shtuar se deputetët e PDK-së nuk janë parimorë dhe se këtë e kanë individuale.

“Kur pe shohin se po ofrohet stuhia e Gjykatës Speciale, ata tash janë në gjendje me kallë Kosovën,e ne nuk dëshirojmë ti hyjmë kësaj valle”, ka thënë Konjufca.