Konjufca: Mos e votoni demarkacionin, liberalizimi është çështje anësore

Konjufca: Mos e votoni demarkacionin, liberalizimi është çështje anësore

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka kërkuar edhe një herë që të mos vetohet marrëveshja e demarkacionit.

“Liberalizimi i vizave është çështje dytësore, e humbja e territorit është parësore për ne”.

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë para vitit 2019, edhe pas kalimit të Demarkacionit do të duhet të luftohet korrupsion e që kur nis zbatimi i këtij kushti do të shihet cfarë korrupsioni ka në institucione”, tha Konjufca.