Konjufca: Kadri Veseli të terhiqet, nuk është i denjë dhe unifikues

Konjufca: Kadri Veseli të terhiqet, nuk është i denjë dhe unifikues

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Glauk Konjufca tha se problemi kryesor i PDK-së, është mungesa e votave për ta zgjedhur kryeparlamentar, Kadri Veselin.

Konjufca tha se Veseli nuk përbën një figurë të denjë dhe unifikuese, dhe nuk mund të jetë një urë lidhëse në mes të subjekteve në Kuvend.

“Tërheqja e Kadri Veselit nga kandidatura do ti bënte një të mirë të madhe Kosovës”

Ai shtoi më tej se Qeverinë do ta bëj VV-ja dhe LDK-ja.

“Qeverinë do ta bë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës”

Konjufca tha se nëse PDK-ja propozon kandidat tjetër do ta shqyrtojnë

“Nëse PDK propozon një tjetër kandidat, ne do të jemi të gjithë të gatshëm që ta shqyrtojmë si mundësi këtë”, tha Konjufca.