Konjufca ka një ftesë për PAN-in

Konjufca ka një ftesë për PAN-in

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë një ftesë koalicionit PAN, në vazhdimin e seancës konstituive.

“Ftojmë PAN-in që të merr pjesë në seancën konstituive, dhe ta bëjë propozimin për kandidatin për kryeparlamentar”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar disa pyetje për koalicionin PAN, “pse s’po vjen PAN-i në zgjedhje mos nuk i kanë votat për Kadri Veselin, mos nuk janë të kënaqur me zgjedhje”, është shprehur ai.

Po ashtu ai ka thënë se “çka ndodh nëse në kuvend fituesit e zgjedhjes nuk vin, si duket për këtë nuk ka një rregull, ata që po vazhdojnë kështu duhet ta marrin përgjegjësin morale por edhe politike”, ka thënë Gonjufca.

Po ashtu ai ka akuzuar se PAN ia “ka mësyer deputetëve veç e veç që ti takojnë deputetët e tyre në kafene me presion dhe shantazh të marrin votat e tyre për ta votuar kryetarin më pa të dëshiruar Kadri Veselin”. /Insajderi.com