Konjufca idenë e Pacollit e quan amnisti për PDK-në

Konjufca idenë e Pacollit e quan amnisti për PDK-në

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për idenë e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cilit kishte propozuar kohë më parë për një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Ai ka thënë se nuk pajtohet aspak me propozimin e Pacollit për qeverinë gjithëpërfshirëse sepse sipas tij do të ishte ide e keqe për Kosovës dhe do të ishte një lloj amnistie për keqpërdorimet dhe keqqeverisjen e deritanishme të PDK-së.

“Mirëpo, me idetë e tyre nuk pajtohem fare. Qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte një ide e keqe për Kosovën, do të ishte njëfarë lloj amnistie për keqpërdorimet dhe për keqqeverisjen e deritanishme, kryesisht të dominuar nga PDK-ja”.

“Për ne zgjidhja më e mirë është që PDK-ja të shkonte në opozitë. Pra një zgjidhje, e qeverisjes së ardhshme ku PDK-ja do të shkonte në opozitë, e jo një Qeveri ku PDK-ja do të ishte pjesë, pra PDK-ja do të ishte pjesë e një qeverisje të ardhshme”, ka thënë Konjufca për REL.

Tutje Konjufca ka folur edhe për koalicionin LAA, ai ka thënë se që nga propozimi i Pacollit për Qeveri gjithë përfshirës e deri tek ultimatumi i fundit vërehet një lloj pavarësie brenda koalicionit LAA.

Zoti Pacolli prej fillimi ka dashur të tregojë se grupacionit të cilit ai i përket, e që është brenda koalicionit LAA, nuk është i asimilueshëm brenda atij koalicioni, se e ka një lloj subjektivitetit të vetin, dhe ai është shumë i etur që të tregohet kjo lloj pavarësie në politikë. Prej propozimit të tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, e deri tek ky ultimatumi i fundit, vërehet njëfarë lloj pavarësie e grupit të tyre brenda koalicionit LAA.