Konjufca – Hotit: Kur ke qenë ti nënkryetar, edhe çertifikatat janë shitur me pare

Konjufca – Hotit: Kur ke qenë ti nënkryetar, edhe çertifikatat janë shitur me pare

Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti janë përplasur për Komunën e Prishtinës, duke ia theksuar njëri-tjetrit dështimet e partive përkatëse Vetëvendosje dhe LDK gjatë udhëheqjes së kësaj komune.

Në një pikë të debatit, teksa Konjufca po fliste për lejet ndërtimore që i kishte dhënë LDK-ja gjatë qeverisjes së saj në Prishtinë, Hoti e kundërshtonte deputetin e VV-së.

“Janë shpifje”, tha Hoti, duke iu kundërpërgjigjur Konjufcës.

E Konjufca e akuzoi Hotin, duke i thënë se në kohën kur ai kishte qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës “edhe çertifikatat janë shitur me para”.

“O zotëri, kur ke qenë ti nënkryetar i Prishtinës edhe çertifikatat e lindjes janë shitur me pare”, i ka thënë Konjufca, Hotit. “Si është ajo thënja… ‘mos ma qelë gojën ma shumë'”. /Insajderi.com