Konjufca: Dikujt si doli matematika, tash kërkon ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Konjufca: Dikujt si doli matematika, tash kërkon ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të kuvendit ka folur  për kërkesën për ndryshime të ligjit për gjykatën speciale.

Ai ka hedhur dyshime se Gjykata Speciale është votuar në Kuvend, siç thotë ai pazareve “se kush do të shkojë atje të gjykohet e kush jo”.

Por sipas Konjufcës “dikujt si ka dalë matematika”.

“Mos po flitet për interesa që dikujt si ka dal matematika tamam”, tha ai.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar këtë gjykata që nga fillimi, dhe se janë për zhbërjen e saj.

Ky debat erdhi pas kërkesës së deputetit të PDK-së, Nait Hasani.  Mirëpo, propozimi nuk kaloi pasi nuk pati vota të mjaftueshme nga deputetët.