Konjufca akuzon presidentin Thaçi për krijimin e Listës Serbe

Konjufca akuzon presidentin Thaçi për krijimin e Listës Serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka akuzuar Hashim Thaçin për krijimin e Listës Serbe, siç ka thënë ai, përmes marrëveshjes me Serbinë në vitin 2013.

Konjufca u ka thënë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës se ish-kryetari i tyre, Hashim Thaçi, kishte themeluar Listën Serbe.

“Pytja për ju është: Kush e ka themeluar Listën Serbe? Po Hashim Thaçi e ka themeluar Listën Serbe”, ka thënë Konjufca.

Konjufca u ka thënë deputetëve të PDK-së që të mos e lidhin Lëvizjen Vetëvendosje me Listën Serbe, sepse sipas tij, dallojnë arsyet pse këto dy parti nuk po e përkrahin demarkacionin. /Insajderi.com