Dy super yjet e Paris Saint-Germain Neymar dhe Edison Cavani janë përplasur sërish për shkak të një penalltie gjatë fitores 2-0 ndaj Troyes të mërkurën.
Cavani u pengua nga mesfushori i Troyes Karim Azamoum pak përpara se të përfundonte pjesa eparë dhe arbitri Jerome Brisard tregoi me gisht te pika e bardhë e penalltisë.
Lojtari i përfaqësueses uruguaiane donte të godiste penalltinë e fituar, por blerja rekord e parisienëve kishte një tjetër ide.
Dyshja është filmuar duke diskutuar përpara se braziliani të largohej duke i hapur rrugën Cavani-t.
Javier Pastore dhe Thiago Silva arritën të ndërhynin shpejtë, duke u siguruar që të mos ndodhte ndonjë tjetër skandal, shkruan telesport.
Kjo nuk është hera e parë që dy sulmuesit kanë mosmarrëveshje për sa i përket se kush do t’i godasë penalltitë.
PSG win a penalty. Cavani asks Neymar if he can take it.
You can guess what happened next… ?♂️?♂️?♂️ pic.twitter.com/Eq2PhD8vTI
— Goal (@goal) November 29, 2017