Konflikti për një koshere bletësh – plagoset një person

Konflikti për një koshere bletësh – plagoset një person

Pas një konflikti me armë zjarri në qytetin e Belshit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Adriatik kasa.

I plagosuri dhe autori janë konfliktuar për një koshere bletësh. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij./syri.net