Konflikt i armatosur në Teksas

Konflikt i armatosur në Teksas

Sulmuesi hyn në terren në Dallas duke vozitur një moped dhe më pas qëllon në publikë derisa luhej loja.

Pesë persona janë plagosur në shkëmbim zjarri në një ndeshje të futbollit amerikan në Dallas, ka kumtuar policia amerikane.

Dy gra janë në gjendje kritike, derisa edhe një grua dhe dy burra janë në gjendje stabile.

Sulmuesi kishte hyrë në terren duke vozitur një moped dhe pastaj kishte qëlluar në publikë derisa loja ende luhej.

Policia ka kumtuar se disa njerëz nga publiku janë përgjigjur me zjarr.

Ende nuk dihet se a është edhe sulmuesi në mes të lënduarve./Insajderi.com.