Konfiskohen veturat të importuara nga Serbia me dokumente false

Konfiskohen veturat të importuara nga Serbia me dokumente false

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar tri vetura me targa të Serbinë në një auto-parking në fshatin Llapnasellë të komunës së Graçanicës.

Për këto vetura policia ka thënë se ekziston dyshimi se posedojnë dokumente të falsifikuara.

Sipas dëshmitarit, shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb, keto vetura i ka blerë në Republikën e Serbisë me qëllim të shitjes./Insajderi.com