Në një hetim të Trafikimit për Narkotik në rajonin e Prizrenit, janë gjetur 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Ky hetim është bërë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohej për substanca narkotike.
Ata pas zgjerimit të hetimeve, kanë identifikuar edhe një lokacion tjetër të dytë, në rajonin e Ferizajit dhe gjatë kontrollit në depo kanë gjetur 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.
Në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në të dy lokacionet janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.
Policia ka njoftuar se dy personat e dyshuar janë arrestuar.
A.S. viti i lindjes 1989, mashkull, kosovar, shqiptar dhe L.P. viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar.