Konfiskohen edhe 1 ton mish me afat të skaduar

Konfiskohen edhe 1 ton mish me afat të skaduar

Skandali me mish pa afat i zbuluar kohën e fundit në Belgjikë nga kompania “Veviba” që kishte eksportuar edhe në Kosovë, po vazhdon të gjendët një lloj i mishit të tillë ende në Kosovë.

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka konfiskuar sot afro 1 ton mish me afat të skaduar dhe të prishur.

“Sot Inspektorati Komunal me inspektorët e veterinarisë, sanitarisë dhe të tregut kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me ç’rast kanë hasur në produkte dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara”, thuhet në njoftimin për media.

Ky aksion sipas njoftimit do të vazhdohet dhe zgjerohet edhe ditëve në vijim.

“Inspektorët komunal kanë proceduar këtë aksion duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, do të iniciohet procedurë pranë organeve gjyqësore”.

Insajderi kishte raportuar gjëtë ditëve të kaluara se dy kompani kosovare kishin eksportuar mish të prishur nga kompania belge “Veviba”./Insajderi.com