Konfiskohen drogë e armë në Shtime

Konfiskohen drogë e armë në Shtime

Paraditen e së martes, në fshatin Petrovë të Shtimes, janë arrestuar dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armbajtje pa leje.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, 5290.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pushkë gjuetie me 38 copë fishekë të kalibrit 12 mm dhe një fishek i kalibrit 7.62mm”, shkruan në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com