Konfiskohen 16 kilogramë drogë në një veturë serbe në Gjilan

Konfiskohen 16 kilogramë drogë në një veturë serbe në Gjilan

Policia e Kosovës, të marten gjatë një kontrolle në një veturë Mercedes me targa të Republikës së Serbisë,  ka sekuestruar një sasi prej 16 kilogramëve me substancës narkotike.

Rasti ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, gjatë të cilit policia ka arrestuar  S. B. (1954), si të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave, narkotike psikotrope dhe analoge’.

Përveç substancës narkotike të dyshuarit i janë konfiskuar edhe 370 euro, vetura  Mercedes dhe  4 telefona mobile.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë. /Insajderi.com

droge narko narkotik