Konfiskimi i mbi 2 milionë eurove false impresionon ambasadorin Delawie

13.03.2017 12:26
Konfiskimi i mbi 2 milionë eurove false impresionon ambasadorin Delawie

Konfiskimi i mbi 2 milionë eurove të falsifikuara nga policia ditë më parë, e ka impresionuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Konfiskimi i 2.1 milionë eurove të falsifikuara dhe është një shembull i madh i progresit të bërë nga patrullimet kufitare. Vazhdo me punën e mirë!”, ka shkruar ambasadori Delawie në rrjetin social Twitter.

Për më tepër, Policia e Kosovës kishte arrestuar dy persona që posedonin 2.1 milionë euro të falsifikuara në bagazhin e makinës.

Paratë e falsifikuara janë gjetur në një qese në bagazhin e një makine që hynte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shtetas shqiptar, kishte thënë policia.

Edhe shoferi, edhe pasagjeri – shtetas i Kamerunit, ishin dërguar në paraburgim. Kapjen e kësaj sasie të parave policia e kishte cilësuar si konfiskimin më të madh të monedhave false që nga fundi i luftës./Insajderi.com