Konfirmohet viktima e dytë në sulmin terrorist në Londër

22.03.2017 18:52
Konfirmohet viktima e dytë në sulmin terrorist në Londër

Një polic që ishte therur me thikë nga një sulmues në parlamentin britanik njoftohet se ka vdekur. Në këtë mënyrë, numri i personave të vrarë në incidentin terrorist ka arritur në dy, njofton BBC.

Mediat britanike raportuan më herët se viktima tjetër është një grua. Ajo ka qenë një nga këmbësorët që është goditur me veturë nga sulmuesi.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia.

Përveç të vrarëve, ka edhe një numër personash të lënduar./Insajderi.com